fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mjeku kosovar që vullnetarisht u vaksinua në Kukës

Publikuar

Mori vetiniciativë që të shkojë në Kukës për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Është ky gjinekologu vushtrrias, Blerim Feka i cili shënon mjekun e parë kosovar që iu përgjigj thirrjeve të Ramës për vaksinim. Ky mjek ka folur rreth vaksinimit të tij.

“Dëgjova lajmin në media që kryeministri Rama bëri thirrje. Dhe shkova e u vaksinova. Sot në ora 10:00 u nisa për Kukës. Iu tregova që jam mjek, mi kërkuan dokumentet dhe gjithçka tjetër shkoi mirë. Pritja ishte shumë e mirë. Mora vaksinën dhe ju falënderova”, thotë ai, shkruan RTK.

Gjinekologu kosovarë shprehet tutje se vullnetarisht ka shkuar në Kukës për t’u vaksinuar.  Ai thekson se dozën e dytë do ta marrë pas 10 javëve. “Mirë jam me shëndet. Nuk kam asnjë telaëshe. Dozën e dytë do ta marrë pas dhjetë javëve. U sigurua edhe doza e dytë më thanë mjekët”, tha ai.

E pas mbërritjes së rreth 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në pamundësi për të dërguar një sasi të tyre në Kosovë, u ka bërë thirrje mjekëve të Kosovës të marrin vaksinën në Kukës.

Të hënën pritet që të aplikohet vaksinimi i të gjithë mësuesve në Shqipëri. Ky vaksinim nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë.  Më një janar, Rama, në një konferencë për media, pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19. Rama po ashtu kishte premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.

“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, kishte theksuar Rama. Prandaj, u ka bërë ftesë mjekëve nga Kosova të udhëtojnë për në Shqipëri që të vaksinohen./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021