fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Misioni Superiore/ Një rikthim dhe një brazilian, dy zyrtarizime te Bylisi

Publikuar

Dy përforcime për Bylisin. Klubi ballshiot ka prezantuar sot Bruno Pujën dhe Victor Juffon si lojtarët më të rinj të skuadrës.

I pari luan si portier dhe vjen nga Erzeni, ekip ku u transferua në datën 11 janar, pikërisht nga Bylisi. Tashmë rikthehet sërish në Ballsh.

24-vjeçari nga Kavaja ka luajtur më parë edhe me Egnatian, Kastriotin dhe Besën. Ndërkohë, braziliani Juffo vjen të përforcojë repartin ofensiv të Bylisit.

Lexo edhe:

30-vjeçari, i cili bën rolin e mesfushorit të avancuar, sulmuesit të dytë dhe të krahut të djathtë, ka veshur fanellat e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Flamurtarit në Shqipëri.

Dy përforcime të rëndësishme për misionin Superiore për skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellai.

Bylisi ndan vendin e parë në Kategorinë e Parë bashkë me AF Elbasanin, por skuadra ballshiote ka luajtur një ndeshje më pak se verdheblutë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook