fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Miqtë evropian mirëpresin krijimin e Qeverisë Kurti

Publikuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e ka mirëpritur zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me të në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, zhvillimit social, bashkëpunimit rajonal dhe agjendës evropiane.

Deklarata është bërë nga ana e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Të hënën (22 mars) Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Pro përbërjes së kabinetit të ri qeveritar votuan 67 deputetë ndërsa 30 ishin kundër.

Gjatë prezantimit të ekspozesë së tij para deputetëve, Kurti tha se “rruga drejt integrimit në BE mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë për Kosovën”.

Edhe ambasadori britanik në Kosovës, Nicholas Abbott dhe ai gjerman, Jorn Rohde e kanë uruar Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit u mbajtën pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, 2020, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga Avdullah Hoti, ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të ka votuar Etem Arifi.

Në kohën kur ka votuar, Arifi ka pasur një dënim të formës së prerë, prej një viti e tre muajsh, për veprën penale: mashtrim me subvencione.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021