fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ministria e Shëndetësisë sqaron pse refuzoi t’i marrë vaksinat kineze nga Shqipëria

Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona

Publikuar

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte bërë të ditur se pas vaksinimit të mjekësve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë. Por dje, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.Një gjë e tillë është bërë për shkak se vaksina që i është ofruar mësuesve nga Kosova është nga Kina.

Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur për Telegrafin se kjo vaksinë nuk është e licencuar nga EMA.
“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.

Ndryshe sot, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sindikata e tyre nuk ndërhyn në marrëveshjet mes dy shteteve, mirëpo siç tha ai e rëndësishme është që Ministria e Shëndetësisë t’ua siguroj personelit arsimor vaksinat anti-COVID-19.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021