fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ministria “e din datën” se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka marr konfirmimin nga mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj dhe se kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë, pa saktësuar kohën se kur do të mberrijnë.

“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kosova ka aktualisht rreth 13 mijë raste aktive me COVID-19 dhe numri i personave të infektuar është duke u rritur dita-ditës. Klinika Infektive si dhe disa klinika të tjera në QKUK, nuk kanë më asnjë shtrat të lirë për pacientët me COVID-19.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021