fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ministri Vitia i përgënjeshtron lajmet se nuk e ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe BioNtech

Si ministër i juaji i Shëndetësisë, ajo çka mund të them me siguri të plotë është se jam i kënaqur me procesin që është arritur deri tash

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se lajmi i publikuar nga Gazeta Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq. “Temë e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm ndoshta do të reagonim edhe të hënën apo nuk do të reagonim fare”.

Bëhet fjalë për një hulumtim të bërë nga Insajderi ku thuhet se ministri Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”.

“Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”.

“Si ministër i juaji i Shëndetësisë, ajo çka mund të them me siguri të plotë është se jam i kënaqur me procesin që është arritur deri tash”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021