Lajme
Ministri gjerman, komenton planin e Janshes për shpërbërje të Kosovës dhe Bosnjës
Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri gjerman për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas dokument që ishte publikuar nga mediat spanjolle.
Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.
“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme” shkruan zyrtari gjerman.
Gjermania e udhëhequr nga Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve që çonin kah prishja e multi-etnicitetit të Kosovës.
Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
