Lajme
Ministrat e G-7, thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv
Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministrat e Jashtëm të G-7 gjatë takimit të sotëm, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.
Në komunikatë thuhet se u është bërë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura.
“Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet tutje, transmeton Klan Kosova. Pjesë nga deklarata e përbashkët e përfaqësuesve të G7 e publikuar në faqen e shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
