Lajme
“Mini-Shengeni” është një mbindërtim i nismave ekzistuese rajonale
Në mënyrë që iniciativat rajonale të jenë efektive, secili vend duhet të bashkëpunojë me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, mini-Shengeni do të absorbohet si një strukturë më e gjërë përbrenda Tregut të Përbashkët Rajonl

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Në mënyrë që iniciativat rajonale të jenë efektive, secili vend duhet të bashkëpunojë me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, mini-Shengeni do të absorbohet si një strukturë më e gjerë përbrenda Tregut të Përbashkët Rajonl”, kështu u tha në ceremoninë e lansimit të hulumtimit “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi Rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”, dokument ky i përgatitur nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).
Ky hulumtim shqyrton fillimin e mini-Shengenit si ide rajonale dhe të ardhmen e saj. Fokusi i këtij hulumtimi është në origjinën e idesë së mini-Shengenit dhe reagimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vëmendje e veçantë në këtë hulumtim i është kushtuar refuzimit fillestar të Kosovës për t’ju bashkëngjitur iniciativës, duke ofruar informata nga anketat e realizuara me qytetarë në dhjetor të vitit 2020 në Kosovë.
Në fund, hulumtimi përfundon me një skenar të mundshëm rreth së ardhmes potenciale të mini-Shengenit, duke marrë parasysh gjendjen aktuale politike. Gjithashtu, hulumtimi shfaq sfidat kryesore te iniciativës duke i dhënë theks të veçantë mungesës së mekanizmave strategjik, koordinues dhe zbatues.
Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin Donika Emini, Drejtore Ekzekutive e Civikos dhe Marko Savkovic, Drejtor Ekzekutiv i BFPE, të cilët analizuan dhe komentuan mbi këtë punim dhe temës së bashkëpunimit rajonal.
Savkovic potencoi se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal duke vënë theksin mbi bashkëpunimin ekonomik, i cili mund të vijë si rrjedhojë e bashkëpunimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e duke kritikuar barrierat e theksuara, siç janë qarkullimi i mallërave dhe njerëzve.
Tutje, Emini vlerësoi se që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe është tentuar që të aplikohen mësime nga bashkëpunimi rajonal i shteteve të Vishegradit. Ajo gjithashtu e quajti mini-Shengenin si një mbindërtim të nismave ekzistuese rajonale.
Në mënyrë që iniciativat rajonale të jenë efektive, secili vend duhet të bashkëpunojë me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, mini-Shengeni do të absorbohet si një strukturë më e gjërë përbrenda Tregut të Përbashkët Rajonl (CRM).
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
