fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mësimi në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë në shkolla

Nxënësit e arsimit parauniversitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, janë duke mbajtur mësim online qysh më 12 pril

Publikuar

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha përmes një postimi në Facebook se vendimi u mor në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Nxënësit e arsimit parauniversitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, janë duke mbajtur mësim online qysh më 12 prill.

Kjo ka qenë një nga masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Kosova, javëve të fundit, është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe të viktimave.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 17 viktima dhe gati 600 raste të reja me koronavirus.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021