fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Mesfushori e mbyll me Egnatian, kalon në radhët e një tjetër klubi të Superiores

Publikuar

Donald Mëllugja nuk do të jetë më pjesë e Egnatias në pjesën e dytë të sezonit. Sipas burimeve të SuperSport, mesfushori dhe rrogozhinasit kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një bashkëpunimi të nisur në verën e vitit 2022.

Në këtë sezon, 28-vjeçari u aktivizua në 17 ndeshje me fanellën e Egnatias duke regjistruar edhe dy asistë. Megjithatë, Mëllugja nuk do të qëndrojë gjatë pa skuadër teksa mesfushori pritet të kalojë në radhët e Erzenit.

Lexo edhe: 

Shijakasit po luftojnë për të qëndruar në Superiore dhe Mëllugja mund t’i japë një dorë më shumë, falë edhe eksperiencës së shumtë në futbollin shqiptar.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook