Kosovë
Merkel i kërkon Kurtit të jetë i vëmendshëm me dialogun

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në mesazhin e urimit që ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurtin, ka shkruar se me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara.
Por Merkel po ashtu ia ka kujtuar Kurtit së dialogu me Serbinë, duke i thënë së dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.
Kjo është letra e plotë:
I dashur Kryeministër
Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner.
Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.
Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.
Ju uroj çdo sukses në punët përpara.
Me respekt
Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”.
