fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mërgimtarja i shkruan Kurtit: “Ju lutem kujdesnu per popullin e kosoves ne ket pandemi se une ne Germany i kam gjithë te mirat”

Një komentues tjetër i thotë Kurtit: “Je ka merresh me sene tkota te këna jap votën edhe kesaj here se tregon veten ki me ra nlig dyt”, shkruan një komentues.

Publikuar

Qytetarë të shumtë kanë reaguar në shkrimin e kryeministrit Albin Kurti kur flet për mos kalimin në Kuvend të Kosovës, të plotësim ndryshimit të ligjit për zgjedhje, si dhe për mundësinë që Vjosa Osmani të mos votohet për presidente.

Qytetarët, në veçanti ata që janë prezantuar si mërgimtar i kanë shkruar Kurtit se nevoja për këtë ligj aktualisht në Kosovë nuk ekziston, meqë zgjedhjet kanë përfunduar, dhe atë e kanë votuar për të punuar dhe jo për ta quar vendin në zgjedhje.

“Je ka merresh me sene tkota te këna jap votën edhe kesaj here se tregon veten ki me ra nlig dyt”, shkruan një komentues.
Një komentues tjetër i thotë Kurtit: “Une jam mergat!! Po nuk e kam per gut ket ligj se ju kemi zgjedh per 4 vjet. Keni koh boll per ne. Nje ligj urgjet ju duhet per pandemi per ter ato vdekje. Per një spital qe nuk ka shtretër. Ju lutem kujdesnuper popullin e kosoves ne ket pandemi se une Germany i kam gjithë te mirat”

Kryeministri Albin Kurti, pas rrëzimit të iniciativës së tij për plotësim ndryshim të ligjit për zgjedhjet nga Kuvendi i Kosovës, i ka kërcënuar partitë opozitare me zgjedhje, ndonëse ka thënë se qëllimi i tij nuk janë zgjedhjet.

Ai ka thënë së opozita duhet të përcaktohet, ose 80 vota për Vjosa Osmanin ose 500 mijë vota në kuti për LVV.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të serishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti në profilin e tij.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021