fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Memli Krasniqi për Mimoza Kusarin: “Kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit”

“Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz”

Publikuar

Memli Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar të enjten se pozita në Kuvend tentoj dhunshëm ta hesht opozitën. Krasniqi ka reaguar kështu në një postim në profilin e tij në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur, deklarimeve të kryetares së Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari, e cila ka thënë  deputetët e PDK-së kanë fyer, ofenduar dhe sharë në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin

Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës.

Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si “ushtruese të detyrës” tash e gati dy muaj. Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë kësaj rruge.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021