Tipografi
Megjithatë, Kosovarët janë ndër popujt me të lumtur në botë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.
Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin. Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët. Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë, njofton Klan Kosova.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
