fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Media zvicerane tregojnë vlerën e pasurisë së Pacollit

Publikuar

Disa kompani të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve zotërohet nga kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, janë përzgjedhur për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Kompania e ndërtimit Ticino Mabco Constructions e cila është e vendosur në Lugano të Zvicrës ka siguruar 104 milionë dollarë për ndërtimin e projektit.

Pas kompanisë Ticino është kosovari më i pasur. Mabco Constructions është pjesë e Mabetex Group dhe drejtohet nga politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli. Ai gjithashtu ka shtetësi zvicerane dhe vlerësohet se ka një pasuri prej më shumë se 900 milionë dollarë, të cilat i ka bërë përmes projekteve të shumta të ndërtimit në Kazakistan dhe Rusi.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të operojë edhe për aeroplanët e mallrave duke kryer funksionin e kargos. Gara për ndërtimin e tij u hap fillimisht në muajin dhjetor të 2019-së, por u shty për shkak të situatës që krijoi në fushën e aviacionit pandemia e COVID-19, , shkruan Blick, përcjell Telegrafi. Qeveria e Shqipërisë e rihapi konkursin në fund të muajit nëntor 2020, e nëse kontrata finalizohet, ndërtimi i tij përfundon pas dy viteve. Vendndodhja e Aeroportit është në zonën e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan -Vlorë./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021