OP/ED
“Me urti, por të vendosur”

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shkruan: Vehbi Miftari
Kuvendi i Punës mund ta prodhojë të njëjtën strukturë, me të njëjtën mendësi – pa çka se me fytyra të tjera -, e cila do ta kultivonte të njëjtën përgjumje dhe do ta siguronte të njëjtën humbje.
Është koha të pyetet sovrani edhe për përfaqësimin që do në partitë politike, siç pyetet për përfaqësimin në institucione, në një proces krejtësisht demokratik dhe të lirshëm.
Prandaj, pa nguti e me urti, duhet që t’i vendosim disa parime, që pastaj zgjedhjet të jenë zgjedhje. Ja disa nga pikënisjet:
– Reflektim i përbashkët dhe i thellë për domosdonë e ristrukturimit përmbajtjesor;
– Marrje e përgjegjësisë jo vetëm për humbjen, por edhe për të siguruar zgjedhje që e rikthejnë fuqinë politike;
– Jo kuvend pune, por zgjedhje të përgjithshme, gjithëpërfshirëse (unë do të parapëlqeja parimin: një anëtar, një votë, nëse është i mundur në këtë kohë);
– Kuota të rezervuara në strukturat drejtuese për elitat intelektuale, kulturore, seniorët…;
– kandidatë konsensualë për udhëheqës, të cilët janë përfaqësues të denjë e qëndrestarë, që e njohin filozofinë politike rugoviane dhe kanë dëshmuar konsistencë politike.
– Ndryshime statutare para zgjedhjeve (ta zëmë: neni diskriminues, i cili e përcakton miratimin e kandidaturave për kryetar vetëm nëse ai i siguron 50% plus një votë të anëtarëve të kuvendit, duhet të rishikohet; të përsaktësohet që kryetari i LDK-së, sikur edhe kryetarët e degëve e të nëndegëve mund të zgjedhen vetëm me votë të fshehtë, nga më shumë se një kandidaturë etj).
“Me urti, por të vendosur”
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
