Lajme
Me sloganin “Lider Suprem”, PSD aktivizon dronin në tubimin e LVV-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Aktivistë të Partisë Social Demokrate, të premten gjatë kohës kur po u mbante fjalim simpatizuesve të vet, kreu i LVV-së, Albin Kurti, kanë lëshuar një dron, ku Albin Kurtin e kanë paraqitur si “lider suprem”.
Kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, ka publikuar pamjet nga ky aksion simbolik i aktivistëve të partisë së tij.
Molliqaj ka thënë së idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t ‘këtë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes. Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet
Postimi i plotë i Molliqajt:
Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.
Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t ‘këtë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.
Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.
Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
