fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Më pëlqen shumë Burnley”, Klopp: Çfarë më bën përshtypje te Kompany

Publikuar

Liverpooli nuk mund të gabonte dy herë radhazi. The Reds u rikthyen te fitorja pas humbjes me Arsenalin, duke mposhtur 3-1 Burnleyn dhe duke vijuar kryesimin e Premier League.

Trajneri Jurgen Klopp vlerësoi karakterin e djemve të tij, teksa nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin kundërshtar, që drejtohet nga belgu Vincent Kompany.

“Më pëlqen shumë çfarë bën Burnley, mënyra si luan dhe sa i qetë është Kompany në fillimet e karrierës si trajner. Ai është padyshim një trajner i madh në zhvillim e sipër.

Lexo edhe:

Është i gatshëm dhe ia del të ruajë qasjen pozitive. Ishte një fitore e vështirë. Kemi humbur disa lojtarë në dy javët e fundit, prandaj u detyruam ta aktivizonim Alexander-Arnold në mesfushë.

Nuk është e mundur të luajmë gjithmonë me këtë vrull. Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme me Chelsean, më pas u mundëm nga Arsenali. Kjo është Premier League.

Ndaj Burnleyt ishte realisht shumë e vështirë, por djemtë e mi luftuan fort dhe siguruan tri pikët”, theksoi pas ndeshjes gjermani i pankinës së Liverpoolit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook