fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Më ndihmoi humbja në Wimbledon”, Sinner zbulon këshillat e Djokovic në vitin 2021

Publikuar

Jannik Sinner mposhti Novak Djokovic në gjysmëfinalen e Australian Open dhe të dielën do të luajë për të fituar titullin e parë Grand Slam në karrierë. 22-vjeçari ishte autor i një ndeshje të madhe, ndërsa në intervistën pas saj, italiani theksoi se mësoi shumë nga disfata në Wimbledon. Më tej, Sinner zbuloi edhe një bisedë të ish-trajnerit të tij me Djokovic në vitin 2021, mbi pikat ku italiani mund të përmirësohej.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e ndjeva që ai nuk ndjehej mirë dhe vazhdova të shtyja. E kisha mundësinë ta mbyllja edhe në setin e tretë. Këtu atmosfera është e mrekullueshme. E prisja shumë këtë ndeshje, ai është një lojtar nga i cili mund të mësosh. Humba në Wimbledon në gjysmëfinale përballë Djokovic dhe mësova shumë”.

E ke mundur në tre nga katër ndeshjet e fundit, si ja bën kaq të vështirë Djokovic? “Pyeteni atë. Jemi të ngjashëm, ai ka një shërbim të mrekullueshëm. Thjesht mundohem të shtyj shumë dhe ta bëj të lëviz në fushë. Shpresoj që të ndeshemi sërish. Është një kënaqësi të jem këtu”.

Lexo edhe: 

Je përballur me Djokovic në vitin 2021, në atë kohë ish-trajneri juaj mori disa këshilla nga Djokovic mbi atë që mund të përmirësonte në lojën tuaj? Çfarë i ka thënë Djokovic në 2021?

“Kjo është një histori e vërtetë, ishte një ndeshje në Monaco. Isha ende i ri dhe u munduam të mësonim nga lojtari më i mirë. Më tha të lëvizja më shumë topin dhe të mos isha i parashikueshëm. Kam përmirësuar shërbimin, por mund të pëmrirësohem edhe më tej, e ndjej këtë”.

Finalja e parë e Grand Slam? “Nuk di çfarë të them, u mundova të vija këtu i përgatitur. Kisha besim nga viti i kaluar, e dija se mund të luaja përballë të mëdhenjve. Të shohim si do të shkoj finalja, do ta marr me buzëqeshje, do të jap më të mirën dhe të shohim si do të shkojë”.

Medvedev-Zverev? “Do ta shoh, edhe sepse jam një fans i tenisit. Jam i relaksuar, ata janë lojtarë të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e bukur”, u shpreh Sinner.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook