Lajme
Me Kurtin dhe Osmanin mund të takohemi të premten, thotë Abdixhiku

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’mund të shkojë hënën në takimin e thirrur nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku ka thënë se për shkak të rrethanave nuk mund të takohet nesër me ta, por ka propozuar të premten si datë për takimin me Kurtin dhe Osmanin, shkruan Express. Ai i ka falenderuar të dy për ftesën, ndërsa ka thënë se kjo është qasja se si duhet të sillen.
“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, ka thënë Abdixhiku.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
