fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Me kësmet, garën e përfundojmë me fitore

Publikuar

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë në Gjakovë se pas 14 shkurtit do të vazhdojnë të qeverisin me vendin.

“E kemi nis ndryshe para një muaj e sa nëpër degë dhe nëndegë dhe ju kemi thënë se këtë garë do ta përfundojmë mbarë e mirë, me fitore të dielën. Unë besoj thellë që ka shumë më tepër qytetarë punëtorë sikur në Gjakovë dhe gjithkund sesa të tjerë që nuk mendojnë si ne, që kanë marrë një rrugë tjetër”.

“Me punën që kemi bërë dhe trashëgiminë që ka kjo parti, për hir të kësaj do të fitojmë. Të dielën do ta marrim besimin për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme. Do t’i mbështesim masivisht bizneset”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

Hoti u ka thënë gjakovarëve se të dielën vota e tyre do të jetë e rëndësishme për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme.

“Të dielën duhet ta tregoni veten, të dielën vota juaj do të jetë votë për demokraci, fjalën e lirë, për barabarësi, votë për t’u ndier evropianë. Kemi nevojë të bisedojmë me të gjithë, sepse ka plot qytetarë që janë mashtruar gjatë këtyre viteve, ne duhet të flasim me ta. Kemi qenë të rezervuar ndoshta, por duhet t’u tregojmë se i duam edhe ata na familjen tonë – në LDK”.

 

Vazhdo më shumë