fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Më i miri në Serie A”, Calhanoglu mrekullon legjendën e Milanit

Publikuar

Interi tregoi forcë dhe personalitet ndaj Atalantës. Të fitosh në Bergamo është gjithmonë një mision shumë i vështirë, por zikaltrit e Simone Inzaghit luftuan fort përballë një kundërshtari që shkon gjithmonë në maksimum dhe u rikthyen në shtëpi me tri pikë të arta.

 

Hakan Calhanoglu zhbllokoi takimin me penallti, teksa Lautaro Martinez shënoi një eurogol përpara se Scamacca të rihapte sfidën. Për t’i bërë më emocionuese dhe dramatike minutat e mbetura.

Lexo edhe:

Ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, Alessandro Costacurta nuk po mahnitet më nga Calahanoglu, të cilin e cilëson si futbollistin më të mirë në Serie A.

 

Unë mendoj se nuk ishte rastësi që shënuan Calhanoglu dhe Lautaro. Të dy janë liderët e këtij Interi. Turku ndoshta është futbollisti më i mirë i kampionatit. Hakan është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Costacurta për Sky Sport.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook