Lajme
Më çka i kushtëzuan Kurtin dhe Osmanin, përfaqësuesit boshnjak në takim?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Rasim Demiri ka kërkuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani krijimin e komunave të reja me shumicë boshnjake, nëse duan të kenë votën e tyre për konstituimin e institucioneve shtetërore. Demiri i cili e ka përfaqësuar koalicionin Vakat, në takim më kreun e VV, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, president në detyrë ka thënë së ka kërkuar nga këta të fundit, zotimin e tyre për krijimin e komunave të reja me shumicë boshnjake nëse duan votën tonë në Kuvendin e Kosovës.
“Kërkesa për krijimin e komunave boshnjake është akoma dhe nuk është diçka e re. Kjo është kërkesa e parë por nuk është kusht”, tha ai.Demiri tha se në takim nuk kanë biseduar për pozita në Qeverinë e re.
“Sot kemi pasur një takim me kryeministrin e ardhshëm Kurtin dhe u.d e presidentës Osmani. Falënderojmë Osmanin për interesimin e saj për komunitetin boshnjak. VAKAT gjithmonë ka qenë për formimin e institucioneve. Besojmë që edhe tash do të bëjmë njëjtë. Nuk kemi diskutuar diçka konkrete për pozita. Por kemi pasur disa kërkesa dhe kemi lënë edhe një takim me kryeministrin që të marrim disa vendime”, tha Demiri.
“Nuk kemi folur për vota, por programin për komunitetin që edhe vet Kurti është i interesuar. Javën e ardhshme po presim tri votime të rëndësishme. Ne kemi edhe një takim më kryeministrin dhe për një ose dy ditë do të mirret vesh se çfarë do bëjmë”./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
