Lajme
Me autobus synojnë bllokimin e Qeverisë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shoqata e Transportuesve Rrugorë të Udhëtarëve do të organizojë të premten (sot) një protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Nisja bëhet nga stacioni i autobusëve deri te Qeveria, ora 10:00.
Ndryshe nga e mërkura për dy ditë nuk ka pasur transport të udhëtarëve në gjithë vendin, për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.
Kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë së operatorët presin të mbështetën nga institucionet për shkak të humbjeve nga pandemia COVID-19, shkruan Telegrafi. “Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ka marr vendim që të hyjë në grevë, përkatësisht protestë për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për mbështetje, përkatësisht subvencionim të operatorëve rrugorë. Andaj, në zbatim të këtij vendimi, nga nesër [e mërkurë] operatorët e transportit të udhëtarëve do të hyjnë në grevë për dy ditë dhe nuk do të kenë mundësi që udhëtarët të udhëtojnë nëse nuk zbatohet marrëveshja”, tha Kurtishaj./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
