fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Më 22 Mars votohet për ushtruesin e detyrës së presidentit të shtetit

Publikuar

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, që pritet të ndodhë në seancën konstitutive të 22 marsit, Kosova do të ketë edhe ushtruesin e ri të detyrës së presidentit. Ekspertët kushtetues thonë për Radion Evropa e Lirë, se udhëheqësi i ri i kuvendit, do të marrë edhe këtë post, që aktualisht ushtrohet nga Vjosa Osmani, si kryetare e kuvendit.

Ajo e kishte marr këtë detyrë më 5 nëntor, 2020, pas dorëheqjes të Hashim Thaçit nga posti i presidentit, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se posti i presidentit mund të mbetet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj, afat ky që skadon më 5 maj, 2021.

“Meqë e kemi një situatë të tillë me ushtrues detyre të presidentit, kryetari i ri i kuvendit do të duhej ta merrte këtë detyrë në mënyrë automatike. Edhe pse kjo çështje nuk është e përcaktuar në mënyrë taksative në Kushtetutë, është e nënkuptueshme sepse vlen principi i analogjisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Sidoqoftë, ai thotë se është e diskutueshme nëse me kryetarin e ri të kuvendit, nis edhe një mandat i ri gjashtëmujor apo vetëm vazhdohet mandati i përkohshëm i ushtruar deri më tash nga Osmani./tg/