Lajme
Më 190 vota, Lumir Abdixhiku, kryetar i ri i LDK-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Delegatet e Kuvendit të Përgjithshem të LDK, kanë votuar për kryetar të LDK, Lumir Abdixhikun
Ai ka fituar shumicën e votave të delegatëve të LDK-së, duke i mundur në garë kundërkandidatët.
Ai pas numërimit të të gjitha votave, është ulur në karrigen e kryetarit të LDK-së, ndërsa pranë tij janë ulur edhe Kujtim Shala e Imri Ahmeti, ndërsa më pas ka dalur në foltore për t’ju drejtuar bashlëpartiakëve si kryetar.
“Ju faleminderit nga zemra për besimin”, tha Abdixhiku në fillim të fjalimit.
“Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave, ndërsa tha se arsyen për humbjen e votuesve duhet ta gjejnë në vetvete.
“LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.
Ai tha se “LDK-së duhet t’i japim një lidership që përballon sfidat e kohës”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
