fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Më 1 korrik mbahet “Parada e Krenarisë 2021”

Publikuar

Më 1 korrik 2021, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se paradës do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen në datat 28, 29 dhe 30 qershor.

“Parada e Krenarisë do të mbahet më 1 korrik me fillim nga ora 11:30 në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe do të përfundojë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë duke u përmbyllur me një festë. Këtë vit, Java e Krenarisë sjellë në pah çështjen e Kodit Civil dhe martesave të seksit të njëjtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është ‘Bashkë dhe Krenarë’. Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëjmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë Krenarë”, thuhet në njoftim.

“Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre. Përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, synohet fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshëm në Kosovë.  Java e Krenarisë edhe këtë vit do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë. Gjithashtu, Parada e Krenarisë synon të fuqizoj personat LGBTI për tu përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë”, thuhet më tej.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), trasnmeton Telegrafi.

“Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i\e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera”/tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021