Lajme
“Mbyllet” Ambasada e Kosovës në Vjenë
Nga data 1 deri më 11 prill 2021 shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm për raste emergjente.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë njofton qytetarët se për shkak të masave të reja kundër përhapjes së virusit Covid-19 të ndërmarra nga qyteti i Vjenës dhe landeve Austria e Ulët, Burgenland si dhe me rastin e festës së Pashkëve, nga data 1 deri më 11 prill 2021 shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm për raste emergjente.
Për shkak të situatës alarmante të pandemisë, Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland që nga e enjtja (1 prill) do të “mbyllen” deri më 11 prill. Kështu ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober. Ndërkohë nga e enjtja (1 prill) deri më 11 prill do të bëhet e detyrueshme edhe bartja e maskës FFP2 në ajër të hapur, në vendet dhe sheshet më të frekuentuara të kryeqytetit austriak.
Përveç dyqaneve ushqimore, higjienikë dhe gjërave të tjera të nevojshme për jetën e përditshme, të gjitha dyqanet e tjera do të mbyllen
Luteni që për raste emergjente të lajmëroheni në numrat si vijojnë:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: [email protected]
Për më shumë informacione lidhur me masat e reja, mund të klikoni në vegëzën e mëposhtme:
https://ëëë.ris.bka.gv.at/GeltendeFassung.ëxe…
Urime festën dhe ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
