Kosovë
Mbikëqyrje, jo mbyllje

Publikuar
2 vjet më parëmë

Mbikëqyrja e respektimit të masave, si mbajtja e maskave, distanca fizike dhe mos grumbullimi i njerëzve në hapësira të mbyllura, do të duhej të jenë masat për parandalimin e COVID-19 dhe jo mbyllja e ndonjë veprimtarie, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Ilir Tolaj.
Në Kosovë, në javën e fundit numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shënuar rritje. Vetëm nga fillimi i kësaj jave deri të enjten, janë shënuar 2.540 raste pozitive me sëmundjen COVID-19.
Tolaj thotë se kafiteritë e restorantet, të cilat po organizojnë ahengje me muzikë live, janë vendet ku po përhapet virusi. Këto vende ku po grumbullohen njerëzit, shton ai, duhet të identifikohen dhe të mbikëqyren nga autoritetet kompetente.
“Masat restriktive vetëm e shtyjnë pandeminë dhe nuk krijojnë zgjidhje. E jona do të ishte që të lejojmë përhapjen e infeksionit në mënyrë graduale. Tjera është që autoritetet shëndetësore duhet të jenë më serioze, të korrigjojnë dështimin që e kanë bërë me vaksinat dhe të fillojë vaksinimi sa më shpejtë”, thotë Tolaj.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
