fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mbi një miliard doza të vaksinave anti COVID

Imunizimi është ende kryesisht një privilegj i vendeve me të ardhura të larta.

Publikuar

Më shumë se një miliard doza të vaksinave kundër  COVID-19 janë administruar në të gjithë botën ,sipas një rezultati – më shumë se gjysma e tyre iu përket  vetëm tre vendeve.

58 %e këtyre dozave janë dhënë në Shtetet e Bashkuara me 225.6 milionë doza;  Kina me 216.1 milionë doza; dhe India me 138.4 milionë, raporton ALJazeera, përcjell Tipografi.

Në Bashkimin Evropian, janë administruar 128 milionë doza në 21% të popullsisë.

Ndërsa shumica e vendeve të varfra gjithashtu kanë filluar të japin vaksina, kryesisht falë programit COVAX. Imunizimi është ende kryesisht një privilegj i vendeve me të ardhura të larta.

Vendet me të ardhura të ulëta zënë vetëm 0.2 % të dozave të administruara në të gjithë botën, thanë Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji. Në ndërkohë në  Kosovë aktualisht, janë të vaksinuar me dozën e parë rreth 20 mijë persona.

A.Bajqinofci

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021