Lajme
Mbi 60 mijë euro në byfenë e Kuvendit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Edhe në muajt kritikë kur Kosova ishte mbyllur, bufeja e Kuvendit i ka mbajtur dyert hapur. Në vitin e pandemisë deputetët dhe stafi politik mbështetës kanë harxhuar në të 61 mijë e 292 euro, ndërsa faturat e të gjitha këtyre shpenzimeve u janë mbuluar nga buxheti i shtetit. Krahas bufesë, ligjvënësit kanë organizuar edhe dreka zyrtare në restorantet më ekskluzive të kryeqytetit, transmeton Gazeta Sinjali.
Në vitin e parë të pandemisë, gjatë të cilit vendi ka qenë i mbyllur për muaj rresht, deputetët e kanë pasur një vend ku mund të pinin kafe e të ushqeheshin. Madje pa e futur fare dorën në xhep.
Është bufeja e Kuvendit, e cila rezulton të mos ishte mbyllur as në muajt kritikë: mars, prill e maj.
Fatura që shteti i Kosovës është dashur ta paguajë për konsumin në bufe, që gjatë vitit 2020 kanë bërë ligjvënësit dhe stafi politik, është 61 mijë e 292 euro. Kuvendi ka mbuluar 54 mijë e 78 euro si shpenzime që kanë bërë aty deputetët, si dhe 7 mijë e 214 euro të tjera të shpenzuara nga stafi politik i kryeparlamentarit, nënkryetarëve të Kuvendit dhe ai i grupeve parlamentare.
Mbështetur në të dhënat që Kuvendi ia ka ofruar KOHËS pas një kërkese për qasje në dokumente publike, muajt në të cilët më së shumti janë bërë shpenzime janë: korriku, shtatori, tetori, nëntori e dhjetori.Kuvendi ka ofruar të dhëna komulative mbi shpenzimet në bufe, por jo edhe ato për secilin deputet veç e veç.
Krahas bufesë, kryeparlamentarja, anëtarët e Kryesisë dhe ligjvënësit kanë shpenzuar edhe në dreka zyrtare. Shpenzimet e bëra në to kapin shumën 7 mijë e 845 euro.
Në restorantet më ekskluzive të kryeqytetit drekat janë organizuar kryesisht nga komisionet funksionale. Fatura që peshon më së shumti është për drekën e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Bazuar në një pagesë të realizuar tetorin e vjetëm, dreka kishte kushtuar 945 euro.
Ndërkaq dreka më e shtrenjtë zyrtare që ka paguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani është një e organizuar në një restorant jashtë Prishtinës. Fatura e saj ishte 394 euro.
Ditë më parë u raportua edhe për rreth 4 milionë euro të buxhetit të shtetit që kanë shkuar në paga dhe mëditje të ligjvënësve, gjatë vitit të parë të pandemisë. Ndonëse deputetët arkëtuan deri në 38 mijë euro pagë vjetore, ata përmbushën agjendën legjislative të këtij viti vetëm në shkallën 11 për qind.
A. Bajqinofci
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
