Lajme
Mbi 46% qytetarëve nuk besojnë tek vaksina kundër COVID-19

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shqipëria ende nuk ka marrë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër COVID-19, por rreth 46% e qytetarëve të pyetur në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB, thonë se nuk do ta bënin një vaksinë të tillë.
Prej të pyeturve, 32.5% thonë se do të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, kurse 19.9% thonë se do të prisnin disa muaj për të parë nëse ajo ka efekte anësore dhe më pas do të merrnin injektimin, shkruan Euronews Albania.
Ndërkohë, 9.1% e qytetarëve thonë se me shumë gjasa nuk do ta bëjnë vaksinën dhe 37.3% thonë se përfundimit nuk do ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19.
Ndonëse për çështjen e vaksinës qytetarët janë të ndarë, shumica beson se pandemia do të zgjasë të paktën dhe 1 vit.
Vetëm 6.6% e qytetarëve të pyetur besojnë se pandemia do të marrë fund në 3 muajt e ardhshëm, ndërsa 20.6% besojnë se pandemisë do t’i vijë fundi brenda 6 muajve.
Shumica e të pyeturve, 36% thonë se e presin fundin e pandemisë në 12 muajt e ardhshëm ndërsa 21.95 presin që një gjë e tillë të ndodhur në 2 apo tre vitet e ardhshme dhe 10.6% thonë se kjo mund të kërkojë edhe më shumë kohë se sa kaq.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
