fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Mbi 46 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Publikuar

75-79 vjeçarët, nga sot nisin vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se të hënën janë kryer 4,229 vaksinime kundër koronavirusit, duke e çuar në 46.097 numrin e personave mbi moshën 65-vjeçare që kanë nisur procesin e imunizimit kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

“Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova”, është thënë në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në ditët në vijim në Kosovë do të arrijnë doza të tjera të vaksinës por nuk është saktësuar se kur dhe sa doza.

Nga 12 maji, në Kosovë ka nisur faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Ky vend nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021