Lajme
Mbi 300 të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se ka marrë 329 nominime për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2021.
Organizata me seli në Oslo tha se ky është numri i tretë më i lartë i kandidatëve, i regjistruar ndonjëherë. Rekordi prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016. Nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata.
“Kjo pasqyron shumë interes ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha sekretari i Komitetit të Nobelit, Olav Njoelstad.
Komiteti nuk zbulon se kush është nominuar. Por, ata që nominojnë, mund t’i zbulojnë zgjedhjet e tyre.
Të nominuarit për këtë vit përfshijnë liderin rus të opozitës, Aleksei Navalny, lideren në mërgim të opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg, dhe aktivisten e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams. Lista përfshin edhe ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Organizatat e nominuara përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Laureati i Nobelit për këtë vit do të shpallet në tetor. Programi Botëror për Ushqim e ka fituar Nobelin për Paqe vitin e kaluar.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
