fbpx
Lidhu me Ne!

Kulturë

Mbi 230 filma në festivalin DokuFest

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit.

Publikuar

Në Prizren nga data 6 deri më 14 gusht, do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit. Nurkollari thotë se kanë ardhur qindra vizitorë dhe e kanë konfirmuar ardhjen shumë artistë e artdashës të tjerë. Festivali DokuFest, këtë vit shënon edicionin e 20 jubilar.

Nurkollari thotë se numri i përgjithshëm i filmave që do të shfaqen brenda nëntë ditëve është rreth 230, prej atyre 106 janë në tetë kategori garuese dhe ata të tjerë do të shpërndahen në 11 kategori të tjera, që janë jashtë konkurrence për ndonjë çmim, po që janë po ashtu pjesë e vlefshme e programit.

Pra, janë diku 234 filma në gjithë programin e festivalit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021