fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mbërrijnë 38,400 vaksina nga AstraZeneca

Publikuar

Kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të premteje 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri. Kryeministri Rama ka qenë në aeroportin e Rinasit për të pritur dozat e kësaj vaksine bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliun. Veç të tjerash Rama u shpreh se shpreson të vijnë edhe një sasi tjetër vaksinash më vonë nga kjo kompani, teksa nënvizoi që nga dita e nesërme stafi mjekësor i Kosovës mund të vijë të vaksinohet në Kukës, duke qenë se Kosova ende nuk ka marrë asnjë vaksinë anti-Covid.

“Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit duke kthyer shkollat pika vaksinimi në një pjesë të konsiderueshme dhe ndërkohë presim së shpejti edhe një sasi tjetër, shpresoj edhe më e konsiderueshme. Po ashtu me kompaninë AstraZeneca kemi transhin tjetër, rreth 60 mijë doza që do të jenë këtu në muajin Prill.

Po ashtu me Pfizer kemi një 30 mijëshe tjetër në muajin Prill. Ideja është që t’i jepet vaksinimit rëndësi për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektimeve duke e lehtësuar pjesën e sezonit turistik, ndërkohë që jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi së bashku me Kosovën për t’u dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid-19, duke filluar nga ai i Prishtinës, që të vijnë dhe të vaksinohen në Kukës.

I presim me shumë kënaqësi vëllazërisht që nesër dhe do të rilidhemi me strukturat përkatëse atje me ministrin e Shëndetësisë, për ta bërë këtë të mundur, natyrisht nëse dëshirojnë, por nuk besoj që nuk do të ketë dëshirë pasi kjo është shumë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë e mungesës së dozës së parë. Më tutje besoj që edhe Kosova do të ketë dozat e saj”, deklaroi Rama.