fbpx
Lidhu me Ne!

Yjet

Matoshi: Dashuria ime me Keith, sikur e profetit Muhammed me Hatixhën

Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet

Publikuar

Aktorja e njohur shqiptarë njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, lidhjen e saj me Keith Owen Groeneveld, e ka krahasuar me atë të profetit Muhammed Alejhi Selam me Hatixhën. Këtë krahasim e bëri për shkak të diferencës në moshë që ka me të dashurin afrikan, njësoj sikur që e kishte Muhammed-i me Hatixhën.

Në një postim të ri në Instagram krah dashurisë së saj, një komentuese i tha: “Nuk është në edukatën time të paragjykoj, port ë paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse.

Adriana nuk hezitoi të replikonte madje i shpjegoi komentueses se profeti Muhammed Alejhi Selam edhe pse e kishte gruan më të vjetër në moshë, kishte jetë të lumtur bashkë, njofton Klan Kosova..

 “Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, tha ajo.

Nëse nuk e dini, Keith ësht 19 vjet më i ri se Adriana, por pavarësisht kritikave, ata vazhdojnë të ndajnë copëza nga jeta e tyre private, me njerëzit që i ndjekin dhe i duan.

Kujtojmë se deputetja ka katër fëmijë tashmë të rritur, nga martesa e parë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021