Lajme
Marrëveshja SHBA – Kosovë, krijon vende pune

Publikuar
2 vjet më parëmë

Marrëveshja për nxitjen e investimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 3 shkurt, do të mundësojë ndërtimin e autostradës Prishtinë – Merdare dhe linjës hekurudhore Beograd – Prishtinë, tha ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, duke shtuar se do të krijohen edhe vende të reja të punës, shkruan Evropa e Lirë
Investimet amerikane burojnë nga takimi për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku u nënshkruan dy dokumente, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Dokumentet parashihnin investime të Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, e njohur me shkurtesën DFC, dhe organizatave tjera financiare amerikane në këto dy vende.
Kurse, më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kjo korporatë, për të sjellë gamën financiare në Kosovë, ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe kryeministrin detyrë, Avdullah Hoti.
Korporata për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), të enjten më 4 shkurt, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
