fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Marrëveshja Kosovë – Serbi, brenda ca muajsh

Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative, që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura

Publikuar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për pritshmëritë e tij rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë. Ndonëse thotë se ky proces i përket Beogradit dhe Prishtinës, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Tomas Szunyog, deklaron se një ujdi e tillë duhet të finalizohet shpejtë thuajse.
”Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës”. ”Pra i takon të dyja palëve të vendosin se si të negociojnë, çfarë të negociojnë, si dhe sa shpejt të negociojnë”.

”Ne në Bashkimin Evropian jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative, që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura”.
Rubikon: Si ta kuptojmë këtë që thoni, relativisht shpejt?

”Varet nga dy palët. Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo dhjetë vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitjet e dy palëve”. Por, nëse do të shohim këtë vullnet të dyja palëve, ai thotë se është çështje paksa e komplikuar. ”E kuptoj që është çështje mjaft e ndjeshme për të dyja palët”. ”Nganjëherë kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive, zgjedhjet, e të tjera”.

”Por gjithsesi, në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja palët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021