fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin

Publikuar

Ndihmës Sekretari Amerikan i  Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është e vlefshme dhe sipas tij ajo është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshja e 4 shtatorit është ende e vlefshme dhe mendoj se ajo ka themel të mirë. Sekretari Blinken ka qenë i qartë dhe se synojmë të punojmë mbi themelet e asaj marrëveshje të mirë që është arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo marrëveshje është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Palmer në RTV Dukagjini.

I pyetur nëse mund të ketë ndonjë marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Palmer është përgjigjur:

“Kurrë mos thuaj kurrë, por momentalisht procesi i dialogut po udhëhiqet nga BE-ja dhe jo nga Shtëpia e Bardhë. Mendoj se kur të arrihet marrëveshje e plotë gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i raporteve, do të ketë vend për të festuar këtë arritje të madhe”, shtoi Palmer./tg/

Vazhdo më shumë