Lajme
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA ishin në rrezik kur ishte Albin Kurti në krye të Qeverisë, thonë në PDK.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi në Rubikon tek Adriatik Kelmendi ka thënë së marrëdhëniet Kosovë-SHBA ishin në rrezik kur ishte Albin Kurti në krye të Qeverisë.
“Letra të ngjashme si të Joe Biden kemi pasë edhe më herët edhe nga Donald Trump, edhe nga Barack Obama, letra të ngjashme kemi pasë nga çdo administratë amerikane. Ky njeri që tani është president, ka ardhur në Kosovë dy herë si zëvendësministër, dhe ka kërkuar gjëra më të mëdha, duke kërkuar votimin e demarkacionit, edhe gjëra të tjera konkrete që ndërlidhen me procesin e dialogut”.
“Ne kemi pasë qeveri që absolutisht kanë qenë neglizhente dhe të papërgjegjshme në raport me SHBA-në. Ajo që kulmoi ishte në Qeverinë e Albin Kurtit, ku patëm rrezikim të vërtetë të raportit tonë historik dhe strategjik me SHBA-në”.
“Për ta thjeshtuar këtë, qytetarët e kanë parë që Kurti ishte në gjendje ta ndërronte Amerikën me përfaqësues të Sllovakisë dhe Spanjës. Kurti u largua nga administrata amerikane, ai filloi ta akuzonte Shtëpinë e Bardhë, si të ishte shtëpi e pazareve. Ai fliste për mënyrën më pezhorative të mundshme për Shtëpinë e Bardhë, të cilën e quante herë Shtëpi e Kuqe dhe e Verdhë”.
“Ai iu dha pozicion dominant në dialog, Miroslav Lajçakut që vjen nga Sllovakia dhe Josep Borrellit që vjen nga Spanja. Ata janë të njëjtit njerëz që sa kanë qenë ministra të punëve të jashtme kanë punuar kundër Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
