Lajme
Maqedonia shtrëngon masat anti Covid-19

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të martën që duke filluar nga e mërkura të aplikohet ndalim-qarkullimi, për shkak të numrit në rritje të rasteve me koronavirus.
Ndalim-qarkullimi do të nisë në orën 10 të mbrëmjes dhe do të zgjasë deri në 5 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 22 mars. Po ashtu të gjithë shtetasit të cilët vijnë nga vendet e Afrikës do të futen në karantinë për 14 ditë në shtëpitë e tyre, ndërsa për shtetasit e huaj do të përgatitet një objekt shtetëror.
Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për respektimin e masave. Ora më e fundit policore në Maqedoninë e Veriut u vendos në nëntor e vitit të kaluar, shkruan VOA. Vendi ka filluar procesin e vaksinimit me rreth tetë mijë dozat që i ka dhuruar Serbia, teksa pritet të fillojë imunizimi edhe me tre mijë vaksinat ruse “Sputnik V” të cilat mbërritën të dielën. Autoritetet qeveritare thonë se kanë porositur 200 mijë vaksina ruse.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 108 mijë raste me koronavirus, prej të cilave 9 mijë e 300 janë raste aktive, kurse numri i viktimave ka shkuar në 3,228./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
