fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Mancini merr ndihmës “nxënësin” e tij, kompletohet stafi i Arabisë Saudite

Publikuar

Roberto Mancini siguron një përforcim në stafin e tij. Tekniku italian mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite në fundin e muajit gusht.

58-vjeçari firmosi deri në verën e vitit 2027, kontratë nga e cila do të përfitojë në total rreth 90 mln euro.

Stafit të Mancinit i është bashkuar Yaya Toure, ish-mesfushori i njohur nga Bregu i Fildishtë. I cili do të jetë ndihmësi i italianit.

Të dy kanë punuar së bashku te Manchester City, ndërkohë që tani do të tentojnë të çojnë sa më lart Arabinë Saudite.

Toure mbante postin e zv trajnerit të Standardi i Liezhit. Vetë klubi belg ka njoftuar kalimin e afrikanit në kombëtaren saudite.

Falënderojmë Yaya Toure për kontributin e tij në muajt e fundit dhe i urojmë më të mirën në vijim të karrierës profesionale”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook