fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Manchester United bën detyrën, eliminon Newport dhe kalon në 1/8-at e FA Cup

Publikuar

Manchester United bën detyrën ndaj Newport, duke fituar në transfertë me rezultatin 2-4 dhe duke prekur fazën e 1/8-ave të FA Cup, ndërsa vendasit nga ana tjetër e mbyllin këtu këtë rrugëtim.

Pjesa e parë u dominua nga “Djajtë e Kuq”, të cilët zhbllokuan sfidën në minutën e 7’ me Fernandes, teksa vetëm gjashtë minuta më pas skuadra e Ten Hag dyfishoi avantazhin.

Lexo edhe:

Ndërkohë nga vendasit u përpoqën të reagonin dhe në minutën e 36’ gjetën rrugën drejt rrjetës me Morris, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej me rezultatin 1-2.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Newport që ashtu si United pati raste të shumta për të shënuar.

Në minutën e 47’ Evans realizoi dhe barazoi për vendasit, duke u dhënë pak shpresë, por shpresë që zgjati deri në minutën e 68’, pasi Antony riktheu United në avantazh.

Ndeshja u vulos nga Hojlund, i cili bëri “poker” për Manchester United, me skuadrën që siguroi raundin e 1/8-ave të FA Cup, ndërsa Newport u eliminua pas kësaj humbjeje.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook