Madhështore! Ushtria e Kosovës, e gatshme për “Defender Europe 21”
Siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin ,, Defender Europe 21” Ushtria e Kosovës ka realizuar ushtrimin ,, Iron 1-Alfa
Ushtria e Kosovës, është në përgatitjet e saja finale për tu bërë gati për pjesëmarrjen në ushtrimet e konsideruara se me të mëdha të vendeve të NATO-së, të njohura si “Defender Europe 21”.
Siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin ,, Defender Europe 21” Ushtria e Kosovës ka realizuar ushtrimin ,, Iron 1-Alfa,,.
“Ky ushtrim ka për qëllim ekzekutimin e situatave në nivel të Kompanisë, në të cilën do të vlerësohet përformanca operuese e kapaciteteve të njësisë, me qëllim të vlerësimit në Detyrat Kyçe Kolektive (DKK) për operacionet e sulmit, mbrojtjes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim .
Në këtë ushtrim sipas Shtabit të Përgjithshëm, testohen përgatitjet dhe aftësitë operacionale të elementeve të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore para validimit të tyre në ushtrimin “Defender Europe 21”.