fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Macron goditet në fytyrë gjatë një tubimi

Publikuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë në fytyrë derisa ai po zhvillonte një vizitë zyrtare në juglindje të Francës. Në mediat sociale është duke qarkulluar një video në të cilën është regjistruar incidenti.

Pasi Macron afrohet të përshëndesë një grup të qytetarëve, një burrë e godet atë në fytyrë. Oficerët e sigurisë reagojnë shpejt derisa presidenti tërhiqet larg. Gjatë sulmit ndaj Macroni u dëgjua brohorima “Poshtë Macron-izmi”.

Mediat franceze raportuan se dy burra janë arrestuar pas incidentit.

Politikanët francezë e kanë dënuar incidentin. Kryeministri francez, Jean Castex i tha Asamblesë Kombëtare se demokracia nënkupton debat dhe mosmarrëveshje legjitime, por ajo “në asnjë rast nuk duhet të nënkuptojë dhunë, agresion verbal dhe akoma më pak sulm fizik”.

Udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, u solidarizua me presidentin Macron.

Ndërsa udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, tha se “në debatin publik nuk duhet të tolerohet dhuna fizike”.

Presidenti Macron po zhvillon një turne në Francë, pas heqjes së masave kundër pandemisë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021