fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mabetexi i Pacollit do të ndërtoj Aeroportin e Vlorës

Publikuar

Një konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group është përzgjedhur si oferta e suksesshme për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Bashkimi i kompanive rezultoi fitues mbi ofertën e shoqërisë Alde Corporation me bazë në Londër, e cila nuk plotësonte kriterin e eksperiencës dhe atë financiar.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit. Për Kryeministrin Edi Rama përfshirja e një firme të madhe me pronar shqiptar do ta bëjë qeverinë të jetë më kërkuese si për cilësinë ashtu dhe për shpejtësinë e punimeve.

Jam i lumtur që baza është një kompani me vepra fantastike që ka flamurin shqiptar dhe është kompania e Behgjet Pacollit. I jepet mudnësia dhe atij të provojë atë që më ka thënë shpesh, më jep një mudnësi të le gjurmë në Shqipëri”.

Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën. Ministrja Belinda Balluku tha se menjëherë të hënën do të nisë puna për negocimin e kontratës.

Kompania ka eksperiencë të madhe me mbi 6 aeroporte të ndërtuara në botë dhe ka fuqi financiare. Nga e hëna nisim negocimin e kontratës me konsrciumin për një afat prej 30 ditësh”.

Për Kryeministrin ardhja e ofertave të kompanive ndërkombëtare në një kohë kur aviacioni është në krizë, është një sinjal shpresëdhënës për Vlorën dhe Shqipërinë, ndërsa njoftoi se në ditët e ardhshme do të hapet gara për të pritur ofertat e aeroportit të Sarandës. Ai nuk harroi t’u kërkojë mirëkuptim vlonjatëve për vonesat e procesit.

Sot është e premte, të hënën do thoni pse nuk po nis ndërtimi, por do t’i duroj dhe këto”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të operojë edhe për avionët e mallrave duke kryer funksionin e kargos. Gara për ndërtimin e tij u hap fillimisht në Dhjetor të 2019-s, por u shty për shkak të situatës që krijoi në fushën e aviacionit pandemia e Covid-19.

Qeveria e rihapi atë në fund të Nëntorit 2020, e nëse kontrata finalizohet, ndërtimi përfundon pas 2 vitesh.

Koncesioni bazohet në formulën: ndërtim – operim – transferim, ku investimi prej afro 103.9 milionë Eurosh do të jetë privat, ndërsa buxheti i shtetit merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë Euro, nga 35 vjet që firma do të mbajë të drejtat e operimit.

Vendndodhja është në zonën e Akërnisë në Vlorë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021