Ministri i Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të enjten në Prishtinë se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të formalizohet më njohjen reciproke.
Këtë deklaratë, shefi i diplomacisë gjermane e tha pas takimit që pati me Presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.
“Është e qartë, marrëveshja finale duhet të përmbaj njohjen reciproke, sepse për ndryshe nuk ka kuptim. Normalisht që gjatë procesit do të ketë kompromise”, tha Maas