Kosovë
LVV-së i rrezohet iniciativa për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve
Pro propozimit të LVV votuan 65 deputet si dhe kundër votuan 39, gjë që bëri që ky propozim i LVV të bie dhe ligji të shkoj në procedurë të rregullt për aprovim në Kuvend.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kaloj në procedurë të shpejtuar duke anashkaluar Rregulloren e Kuvendit të Kosovës plotësim ndryshimin për Ligjin për Zgjedhjet, të dërguar të premten me urgjence nga Qeveria e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, meqë për tu bërë kjo duhet të votojnë 2/3 e deputeteve të Kuvendit.
Pro propozimit të LVV votuan 65 deputet si dhe kundër votuan 39, gjë që bëri që ky propozim i LVV të bie dhe ligji të shkoj në procedurë të rregullt për aprovim në Kuvend.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Të pranishëm janë edhe deputetët e partive opozitare, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe një numër deputetësh të subjekteve politike joshumicë.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës që të tërhiqet nga ndryshimi i ligjit në fjalë, Lëvizja Vetëvendosje e ka shtyrë këtë çështje përpara.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
